DYLON

Kryetari Haliti priti në takim gratë të cilat punojnë në institucionet publike të Vitisë

Kryetari Haliti priti në takim gratë të cilat punojnë në institucionet publike të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim gratë të cilat punojnë në pozitat e ndryshme publike në këtë komunë.

Ai me këtë rast i falënderoi ato për punën që po e bëjnë në të mirën publike si dhe për profesionalizmin e treguar.

EkoHigjiena

Haliti shtoi se qeverisja e tij e vlerëson lartë punën e grave që po bëjnë në pozitat e ndryshme brenda komunës dhe në sektorë të ndryshme si të administratës, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerë, duke u zotuar se ai do të vazhdon ti mbështes ato që të ofrojnë shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/