/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim gazetarin dhe publicistin e njohur, Ismet Rashiti i cili ditë më parë ka bërë edhe promovimin e librit me titull “NË RRUGËN E LIRISË”.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e përgëzoj atë për librin e botuar. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, ka nderin që në kuadër të agjendës së paraparë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, do të shfaqet edhe dokumentari i gazetarit Rashti me titull, “Nena e Dashurisë” . Ky dokumentar që ju kushtohet Gonxhe Bojaxhiut –Nëna Terezë dhe do të shfaqet të dielën më 4 shtator në sallën e kinemasë në Viti. /2L ONLINE/