DYLON

Kryetari Haliti priti në takim ekipen e Shoqatës “Entr-Aides” nga Zvicra, dhe i ndau mirënjohje për ndihmat humanitare

Kryetari Haliti priti në takim ekipen e Shoqatës “Entr-Aides” nga Zvicra, dhe i ndau mirënjohje për ndihmat humanitare
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion të shoqatës humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra, që po qëndron në këtë komunë, në kuadër të aktivitetit humanitar për shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe solidaritetin e dëshmuar, kryetari Haliti u ka ndarë përfaqësuesve të kësaj shoqate një mirënjohje zyrtare nga Komuna e Vitisë.

EkoHigjiena

Shoqata “Entr-Aides”, e udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault, në bashkëpunim me studentë zviceranë që veprojnë si vullnetarë, ka shpërndarë pako ushqimore për qytetarët në nevojë në komunën e Vitisë, duke përfshirë të gjitha komunitetet pa dallime, shqiptare, serbe e kroate.

Gjatë takimit, z. Bonnébault falënderoi kryetarin Haliti dhe gjithë akterët lokalë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar gjatë këtij aktiviteti humanitar. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Koordinatorin e Shoqatës Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, z. Halit Alidemaj, për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme në këtë proces, si dhe për familjet mikpritëse vitiase, të cilat kanë strehuar delegacionin e kësaj shoqate zvicerane gjatë qëndrimit të tyre në komunën e Vitisë.

Përndryshe, procesi logjistik i shpërndarjes së ndihmave është mbështetur nga Shoqata “Nëna Terezë”, duke dëshmuar edhe një herë frymën e solidaritetit dhe përkushtimin ndaj familjeve në nevojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.