Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e programit për Drejtat pronësore Brain Kemple
/2L ONLINE/ – Me qëllim të konsultimit rreth vazhdimit të programit për realizim të të drejtave pronësore, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur në një takim Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP).
Në këtë takim është biseduar për aktivitetet që pritet të realizohen në të ardhmen, e që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Joan Adams konsulente për çështje pronësore lokale, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Fatbardha Emini, dhe bashkëpuntorë të tjerë.
Përndryshe ky program ndër tjerash parasheh objektiva të shumta në realizimin e të drejtave pronësore duke filluar nga thjeshtësimi i regjistrimit të pronës, përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në shkëmbimin e informacioneve, dixhitalizimi i arkivit komunale kadastrale si dhe disa objektiva të tjera./2L ONLINE/
