DYLON

Kryetari Haliti priti në takim artistin Sherif Hasani dhe i ndau një mirënjohje

Kryetari Haliti priti në takim artistin Sherif Hasani dhe i ndau një mirënjohje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim, z. Sherif Hasani, i njohur si muzikant dhe artist që ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e artit dhe kulturës. Me këtë rast, kryetari Haliti e vlerësoi lart punën e tij në promovimin e vlerave kulturore.

“Hasani është një person që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin në fusha të ndryshme, në veçanti për kulturën. Ai ishte dhe shpresoj të mbetet një urë lidhëse mes mërgatës dhe vendlindjes sidomos të Suedisë me Kosovën”, u shpreh kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Hasani e falënderoi kryetarin Haliti për vlerësimin, duke thënë se Vitia është ndër komunat e Kosovës që ka arritur një progres të veçantë në zhvillim dhe atë falë punës së mirë të kryetarit Haliti.

Në fund të takimit, kryetari Haliti i ndau z. Hasani një mirënjohje për kontributin e dhënë në kulturë dhe në letrat shqipe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.