DYLON

Kryetari Haliti priti në takim amerikanen Reineck

Kryetari Haliti priti në takim amerikanen Reineck
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim aktivisten dhe humanisten amerikane, Janet Reineck.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshiruar asaj mirëseardhje duke potencuar se ajo është një mike shumë e respektuar e kësaj komune me të cilën në vitet e 90-ta kishte bashkëpunuar edhe vetë ai.

EkoHigjiena

Me këtë rast znj. Reineck, si autore e librit “E kaluara si strehë” i ka dhuruar kryetarit Haliti një libër, në të cilin libër autorja ka paraqitur gjininë, migrimin dhe ideologjinë e shqiptarëve të Kosovës.

Përndryshe znj. Reineck, në Viti dhe Kosovë u bë e njohur falë kontributit të saj në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.