DYLON

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, kryetari Haliti dhe ambasadori Hargreaves diskutuan për projektet dhe planet zhvillimore ekonomike, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve vitias dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast, kryetari Haliti falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si aleat i ngushtë të Kosovës në të gjitha proceset shtet formuese.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Në anën tjetër, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves u shpreh i kënaqur për mikpritjen që iu bë në Viti, duke potencuar se ambasada britanike ka një lidhje speciale me këtë komunë.

Ai vlerësoi përpjekjet e komunës së Vitisë në zhvillimin e infrastrukturës, mbështetjen për bizneset vendore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj njerëz që merren me aktivitete të ndryshme dhe biznese. Jam i impresionuar me kontaktet dhe bashkëpunimin që keni me vende dhe institucione të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar” , u shpreh ambasadori Hargreaves.

Ai po ashtu theksoi se është i sigurt që miqësia në mes tyre do të vazhdojë të forcohet edhe më tej. Gjatë takimit, kryetari Haliti e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë, duke përfshirë bashkëjetesën ndëretnike, mundësitë për investime, partneritetet komunale dhe ndërkombëtare, si dhe projektet e ardhshme që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Pas këtij takimi kryetari Haliti dhe ambasadori Hargreaves zhvilluan një takim me afaristë dhe fermerë vitias. Ambasadori u interesua për aktivitetet e tyre, përparësitë që ofron tregu lokal dhe sfidat me të cilat përballen bizneset dhe bujqësia në këtë komunë.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e sektorit privat. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i a bëri ambasadorit britanik në një dhuratë simbolike.

Ata më pas vizituan edhe memorialin e gazetarit të vrarë britanik Krem Lawton ku vendosën edhe kurore lulesh si dhe pemën në qytetin e Vitisë që ju kushtohet mbretëreshës Elizabeth II /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.