DYLON

Kryetari Haliti priti në një takim familjarët e atdhetarit Halil Alidema

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim familjarët e atdhetarit Halil Alidema me të cilët ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm në përkujtim të veprës së këtij atdhetari të çështjes kombëtare.

Kryetari Haliti ka theksuar se është nder për Vitinë e për Kosovën që të kesh një njeri si Halilin dhe si institucione jemi të obliguar për të ngritur në piedestal kontributin e tij.

EkoHigjiena

“Edhe personalisht kam pasur rastin ta njoh Halilin dhe për këtë margaritar duhet një përkushtim më I madh edhe nga instancat më të larta, sepse ai meriton shumë, sepse bëri shumë për tokat shqiptare. Ne jemi të obliguar që të nderojmë në të gjitha format veprën e tij, sepse Halili nuk ishte vetëm i familjes por i mbarë shqiptarisë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa Fitim Alidema ka shprehur falënderime të familjes Alidema për institucionet komunale të Vitisë, respektivisht për kryetarin e komunës Sokol Halitin për përkushtimin që po bënë në përkujtimin e veprës dhe kontributin e Halil Alidemaj.

Ai me këtë rast I dhuroj kryetarit Haliti dhe nënkryetarit Hasan Aliu veprat e shkruara nga Halil Alidemaj.

Të theksojmë se Institucionet komunale të Vitisë, vitin e kaluar kanë organizuar homazhe tek varri i këtij atdhetari, ndërkohë kanë marrë iniciativën e rregullimit të varreve të Halil Alidemajt dhe bashkëshortes së tij Teuta Alidemajt, që janë të varrosur në Tiranë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.