DYLON

Kryetari Haliti priti kryetarin e veteranëve të LNÇ-së Zija Mullhaxha

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të LNÇ-së të Kosovës Zija Mullhaxha, ku u bisedua lidhur me aktivitetin e kësaj shoqatë, posaçërisht degën e saj në Viti.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të përkrahur degën e shoqatës së veteranëve të LNÇ-së në Viti. Kryetari Haliti ka theksuar se do angazhohet për të ndihmuar këtë shoqatë, në mënyrë që të krijohen kushte për zhvillimin e aktiviteteve të saj.

EkoHigjiena

Ismajl Sokoli kryetar i degës së veteranëve të LNÇ-së dega në Viti, bëri të ditur se ata kanë kërkuar nga udhëheqësia komunale sigurimin e një zyre, si dhe krijimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.