DYLON

Kryetari i Vitisë priti kryetarin e Havzës, diskutuan për bashkëpunim dhe mundësinë e binjakëzimit

Kryetari i Vitisë priti kryetarin e Havzës, diskutuan për bashkëpunim dhe mundësinë e binjakëzimit
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Havzës, në provincën e Samsunit në Turqi, Murat İkiz, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale dhe mundësinë e binjakëzimit të Vitisë me Havzën.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti falënderoi delegacionin për vizitën dhe interesimin për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy komunave dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta në dobi të qytetarëve.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryetari i Shoqatës Turke për Ballkanin, İzzet Altuntaş, kryetari i Asociacionit të Komunave për provincën e Samsunit, Özgür Atalay, si dhe anëtarë të Kuvendit Komunal të Havzës. Delegacioni shoqërohej nga profesori Jusuf Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.