DYLON

Kryetari Haliti priti kolonelin e KFOR-it Ros L. Gammon

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në një takim Kolonelin Ros L Gammon i cili udhëheq me komandën e KFOR-it në Bondsteel . Kryetari Haliti gjatë këtij takimi e ka njoftuar kolonelin Gammon rreth zhvillimeve aktuale të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet e realizuar dhe që janë në realizim e sipër.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti në shenjë respekti për Kolonelin Gammon dhe KFOR-in, u ka ndarë një mirënjohje. Ndërkaq pas këtij takimi, ata kanë bërë homazhe në kompleksin memorial Richard Holbrooke në Viti. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.