DYLON

Kryetari Haliti priti ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan në Viti

Kryetari Haliti priti ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan që do të veprojë në këtë komunë.

Në këtë takim, togeri i mëparshëm i ekipit ndërlidhës e njoftoi kryetarin Haliti me përbërjen e re të ekipit, i cili do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet komunale dhe komunitetin në Viti. Nga ana e tij, kryetari Haliti e informoi ekipin e ri për të arriturat, projektet dhe sfidat aktuale në komunën e Vitisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in në funksion të sigurisë dhe stabilitetit.

EkoHigjiena

Me rastin e përfundimit të mandatit të ekipit të mëparshëm, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje udhëheqësit të deritanishëm të ekipit si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe mbështetjen që ofrohet për komunitetet lokale, duke theksuar gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.