/2L ONLINE/ – Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon këto dite kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në SHBA, ai u prit sot, në një takim në Nju Jork, në selinë e Federatës Panshqiptare “Vatra”. Kjo organizatë cilësohet si më e vjetra e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , e themeluar asokohe nga Faik Konica dhe Fan Noli, e cila për një shekull nuk u ndal së punuari në shërbim të kombit dhe atdheut shqiptar.
Kryetari Haliti u prit në këtë takim nga kryetari i kësaj shoqate, Gjon Buqaj, nënkryetarët, Asllan Bushati, Agim Regja, Marjan Cubi, Zef Bala si dhe Zef Pronocaj por edhe nga editori i gazetës “ Dielli” Dalip Ndrecaj. Përndryshe gjatë qëndrimit të kryetarit Haliti në SHBA, ai do të zhvilloj edhe disa takime të tjera në interes të përgjithshëm shoqëror përfshirë këtu takime me komunitetin e biznesit dhe investitor të mundshëm. Ndërkaq pas këtyre takimeve kryetari Haliti pritet të kthehet nesër në Kosovë. /2L ONLINE/