DYLON

Kryetari Haliti prezent në evenimentin e 90 vjetorit të ditëlindjes së Mbretëreshës së Britanisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës se Vitisë Sokol Haliti, me ftesë të Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O`Conell, ka prezantuar në manifestimin qendror të organizuar për nderë të ditëlindjes së 90-të të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeta, që organizua mbrëmë në Prishtinë.

Kryetari Haliti në këtë ceremoni ku morrin pjesë udhëheqësit më të lartë institucional të Republikës së Kosovës, kryetar të komunave, krerë të subjekteve politike, ambasadave dhe misioneve ndërkombëtare, si dhe personalitete tjera nga jeta publike në Kosovë, krahas ambasadorit të Britanisë së Madhe , pati rastin të takoi edhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ambasadoren e Kroacisë, si dhe personalitete tjera.

EkoHigjiena

“Pjesëmarrja e qeverisë komunale dhe përfaqësuesve tjerë të shoqërisë civile të Vitisë, në këtë eveniment të rrallë të organizuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë,për nderë të Mbretëreshës Elizabeta, është një nder jo vetëm për mua si kryetar komune, por për gjithë qytetarët e komunës sonë, pasi kjo ngjarje është një nga ngjarjet kryesore të një vendi mik siç është Britania e Madhe”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka theksuar se Komuna e Vitisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, kanë relacione të veçanta bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në këtë aktivitetet të organizuar nga ambasadori O-Conell është në vazhdën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellët.

“Me këtë rast i uroi Britanisë së Madhe këtë ditë si dhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth ditëlindjen”, ka thënë në urimin e tij kryetari Haliti./2L ONLINE/