DYLON

Kryetari Haliti prezanton projektet për Viti në Konferencën e donatorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë sot në konferencën më donatorë mbi zhvillimin socio-ekonomik të Rajonit të Lindjes . Me këtë rast Kryetari Haliti me bashkëpunëtor prezantoi projektin ideor të Shkollës së Mesme të Ulët “Halil Alidema” në Pozheran duke potencuar se gjendja momentale në këtë shkollë nuk është e mirë dhe theksoi së është më rëndësi të veçantë ndërtimi i objektit të ri shkollor dhe atë jo vetëm për sigurinë e nxënësve por edhe për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Ai po ashtu tha se Komuna e Vitisë nuk ka buxhet të mjaftueshme për të ndërtuar një shkollë të re në Pozheran i cili llogaritet si fshati më i madh në Komunën e Vitisë. Ndër tjerash ai ka folur edhe për projektin regjional të rregullimit të shtratit të lumit “ Morava”. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.