DYLON

Kryetari Haliti prezanton projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë

Kryetari Haliti prezanton projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve të Komunës, ka prezantuar sot për herë të parë projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë.

Koncepti parasheh rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave publike, përfshirë gjelbërimin, shtigjet për këmbësorë, hapësirat për pushim, ndriçimin, parkingun dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.

EkoHigjiena

Në fazën e ardhshme, projekt-propozimi do t’i prezantohet Këshillit të Fshatit, institucioneve lokale dhe banorëve të Letnicës, me qëllim të konsultimit dhe marrjes së sugjerimeve të banorëve para finalizimit të projektit.

Kryetari Haliti theksoi se synimi është që projekti përfundimtar të realizohet në harmoni me karakterin e Letnicës dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.