DYLON

Kryetari Haliti pret në takim veteranët e arsimit

Kryetari Haliti pret në takim veteranët e arsimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim disa nga figurat e shquara që kanë kontribuar në veçanti në fushën e arsimit, konkretisht ish veteranët Mujë Berisha, Esat Kamberi dhe Kurtesh Devaja.

Me këtë rast ai i falënderoj ata për siç tha kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë ata për dekada me radhë.

EkoHigjiena

“Ky takim është i rëndësishëm në veçanti për gjeneratat e reja të njihen me figurat e shquara që kanë kontribuar për vendin,” tha Haliti, duke shtuar se ai e vlerëson lartë kontributin e tyre të dhënë.

Ai vlerësoi veçanërisht rolin e tyre historik, duke shtuar se gjenerata e tyre ishte një gjeneratë e artë që ka dhënë një kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshme.

Përndryshe veteranët në fjalë potencuan se asokohe për shkak të rrethanave të ndryshme historike ishte e vështirë të punohet në të mirën e qytetarëve por se vullneti ishte më i madh se vështirësitë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.