Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po merre pjesë në një ngjarje ceremoniale me rastin e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri.
Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, ajo ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit, shkëmbimit arsimor dhe kulturor, fuqizimit të lidhjeve ekonomike dhe promovimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Austrisë.
Gjithashtu parashihet që shoqata në fjalë të ndërtoj ura të miqësisë dhe mirëkuptimit, duke mbështetur projekte dhe iniciativa përmes të cilave përfitojnë të dy vendet. P
ërndryshe në këtë takim të pranishëm ishin paraparë të marrin edhe Eurodeputet dhe anëtarë nga Parlamenti Federal të Austrisë dhe të tjerë. /2LONLINE/