DYLON

Kryetari Haliti pjesë e konferencës së “Nalas”

Kryetari Haliti pjesë e konferencës së “Nalas”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashk me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetarin e komunës së Ferizajit dhe të tjerë, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) dhe GIZ-it gjerman, e organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal.

Në këtë konferencë po diskutohet rreth Energjisë, Transportit dhe Mbrojtjes së Klimës (ORF – ETC) dhe Modernizimi i Shërbimeve Komunale, ku përveç delegacionit kosovar janë edhe kryetar nga shumë shtete dhe udhëheqës të Nalasit.

EkoHigjiena

Përndryshe, komuna e Vitisë është komuna e parë në strategjinë 2030, vendime të Nju Jorkut 2015 dhe konferencës së Bonit 2016, ku ka realizuar projekte të efiçiencës në energji dhe ambient, dhe një partneritet me Kirchain-in e Gjermanisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.