Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe strukturat përgjegjëse komunale.
Ekipet komunale janë angazhuar në monitorimin e zonave të prekura, evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për tejkalimin e pasojave, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe normalizimin e gjendjes.
Sipas informacioneve nga terreni, reshjet kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete, ndërsa institucionet komunale mbeten në gatishmëri të plotë për të reaguar kudo që paraqitet nevoja. /2LONLINE/
