DYLON

Kryetari Haliti njofton Stubllasit me investimet e planifikuara në këtë lokalitet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në vazhdën e takimeve që Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke i bërë në lokalitetet e kësaj komune, ai ka vizituar dje fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë . Gjatë kësaj vizite ai është takuar me banorët e këtij lokaliteti si dhe me kryetarin e fshatit Stubëll Marjan Ramaj, kryetar i fshatit Stubëll të Epërme ku kanë bashkëbiseduar për projektet të cilat pritën të fillojnë së shpejti në këtë lokalitet.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi po bënë përpjekje që të punoj në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe bëri me dije edhe për projektet të cilat do të fillojnë së shpejti në këtë lokalitet. “ Në vazhdimësi po bëjë përpjekje të realizojmë projekte të interes të qytetarëve tanë. Dua gjithashtu të ju njoftoj se së shpejti do të fillojmë me dy projekte në këtë lokalitet konkretisht në projektin e ujësjellësit si dhe asfaltimin e rrugës. “ u shpreh Kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ndërkaq vetë banorët i mirëpritën këto projekte dhe u shprehën se ato janë të domosdoshme në përmirësimin e jetës së tyre. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka vizituar edhe fabrikën për prodhimin e pijeve alkoolike e cila ushtron veprimtarin e saj në këtë lokalitet. Me këtë rast kryetari Haliti stafit udhëheqës të kësaj fabrike se komuna krahas kushteve të infrastrukturës një vëmendje të veçantë është duke i kushtuar edhe mbështetës së bizneseve të cilat janë një mundësi e mirë për gjenerimin e vendeve të reja të punës prandaj do të mbështes këtë biznes në zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë. /2L ONLINE/