DYLON

Kryetari Haliti ngushëllon popullin francez

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve, i ka shprehur ngushëllime popullit francez pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të qeverisë komunale të Vitisë dhe qytetarëve me ndjenjat më të thella të solidaritetit njerëzor për humbjet e jetëve njerëzore, si dhe urimet për shërimin e plotë e të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti drejtuar popullit francez./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.