DYLON

Kryetari Haliti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me organizatën PEN

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës PEN, në krye me drejtorin e kësaj organizate, z. Bujar Fejzullahu. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ku ndër tjerash parashihet rritja e numrit të grave në vendimmarrje lokale dhe avokimim me qëllim të përfshirjes së grave në Këshillat e fshatrave. Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të projektit “Të Veprojmë për Barazi” i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Të dy palët janë pajtuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm në fushën e barazisë gjinore./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.