DYLON

Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje me IKC-në për realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësuesin e IKC-së ( Initative for Kosova Community). Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një marrëveshje për implementimin e projektit një vjeçar për vitin 2016. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë ku janë paraparë aktivitete të shumta e si organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme por edhe analizimi dhe vlerësimi i gjendjes aktuale të palëve të interesit (fermerëve, bujqve dhe grupeve të tjera relevante) si dhe analizimi i nevojave për trajnime me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të fermerëve në këtë komunë etj. Po ashtu sipas kësaj marrëveshje parashihet edhe ngritja e 2 hektarëve me pemë të imta në këtë territorin e kësaj komune. Sipas marrëveshjes në fjalë projektet do të realizohen me bashkë participim të komunës dhe të organizatës IKC. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.