DYLON

Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje me HELVETAS Swiss Intercooperation

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë pritur sot në takim z. Basri Pulaj, përfaqësues i projektit S4RE-HELVETAS Swiss Intercooperation. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e disa aktiviteteve që pritën të realizohen me rastin e ditës së diasporës.

Ndër to do të organizohet panairi tashmë tradicional i cili gjatë këtij viti do të mbahet për të 6-tën herë me radhë në Viti . Ky panari do të mbahet në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvilim Rura, GLV dhe IKC. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.