DYLON

Kryetari Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi për kompletimin e sistemit të adresave

Kryetari Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi për kompletimin e sistemit të adresave
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi për kompletimin e sistemit të adresave me Agjencionin Kadastral të Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Berat Preniqi dhe Loresa Latifi zyrtarë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK). Me këtë rast kryetari Haliti, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për kompletimin e sistemit të adresave në territorin e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi kryetari Haliti, tha se projekti në fjalë është i një rëndësie të veçantë për sistemin e adresave në Viti, duke bërë më të lehtë pranimin e shërbimeve postare për qytetarët e komunës së Vitisë.

Ai tha se komuna të cilën ai e udhëheq do të jetë bashkëpunues me AKK-në me të gjitha kapacitet e saj, për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm në formën më të mirë të mundshme.

Ndërkaq zyrtarët nga AKK i kanë dhuruar kryetarit Haliti një hartë topografike e cila është edhe në sistemin e gjeoportalit të Republikës së Kosovës.

Sipas dokumentit të nënshkruar sot të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet publike duhet të kenë një adresë unike, e cila regjistrohet në regjistrin shtetëror të adresave dhe shënohet në terren.

Kurse kompletimi i sistemit të adresave në Kosovë, do të bëhet në bashkëpunim të AKK-së dhe komunës, të mbështetur nga projekti i kadastrës së patundshmërive dhe infrastrukturës Gjeohapsinorë (REGIP) të Bankës Botërore.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Sadat Sejdiu, zyrtarë komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.