DYLON

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna
Avatar photo Redaksia

Pas formimit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dalë personalisht në zonat e prekura nga reshjet e fuqishme të breshërit dhe furtuna që goditi komunën ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe ekonomi familjare.

Gjatë vizitës në terren, Kryetari Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të institucionit komunal për qytetarët e dëmtuar.

EkoHigjiena

Ai bëri të ditur se janë ndërmarrë menjëherë hapat e parë për vlerësimin e gjendjes dhe se do të kërkohet ndihmë dhe kompensim nga institucionet qendrore, në mënyrë që fermerët dhe familjet e prekura të marrin përkrahjen e merituar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.