DYLON

Kryetari Haliti në terren pas stuhisë: Kërkon mbështetje nga Qeveria për familjet e prekura

Kryetari Haliti në terren pas stuhisë: Kërkon mbështetje nga Qeveria për familjet e prekura
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot zonat e prekura nga stuhia e fuqishme që shkaktoi dëme në disa vendbanime të komunës, veçanërisht në Pozherqn, Skifteraj dhe Sllatinë, ku janë dëmtuar kulmet e shtëpive, objekte shkollore dhe prona të qytetarëve. Si pasojë e motit të ligë janë raportuar edhe raste të lëndimeve fizike.

I shoqëruar nga drejtoritë komunale, Shërbimet Publike, Njësia e Emergjencave, zjarrfikësit dhe institucionet tjera përgjegjëse, Haliti u njoh nga afër me gjendjen dhe koordinoi veprimet për tejkalimin e situatës.

EkoHigjiena

Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, Komuna e Vitisë do t’i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë për mbështetje financiare për familjet e prekura.

Kryetari Haliti theksoi se fatkeqësitë natyrore kërkojnë mbështetje nga të gjitha nivelet institucionale dhe kërkoi që ministritë përkatëse të vizitojnë komunat e prekura për të parë nga afër gjendjen reale dhe nevojat e qytetarëve.

Komuna e Vitisë njofton se ekipet profesionale po vazhdojnë evidentimin e dëmeve, ndërsa qytetarët ftohen të raportojnë çdo rast në mënyrë që procesi i vlerësimit dhe mbështetjes të realizohet sa më shpejt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.