Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij në shtetin Izraelit ka vazhduar të takohet me delegacione të ndryshme të këtij vendi.
Me këtë rast ai është takuar edhe me kryetarin e komunës së Jerusalemit z. Moshe Lion dhe kryetarin e Asociacionit të Komunave Izraelite.
Gjithashtu kryetari Haliti i shoqëruar me një delegacion të AKK-së është pritur edhe nga presidenti i këtij shteti, Isaac Herzog.
Përndryshe kryetari Haliti është duke marrë pjesë në Jerusalem në Konferencën ‘MuniWorld2022’ që pritet të shërbejë si një platformë për ndarjen e vizioneve, metodologjive dhe praktikave më të mira për promovimin e qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe inovacionit komunal dhe global, që do t’u shërbejë komunave në mbarë botën. /2LONLINE/