DYLON

Kryetari Haliti nderon zyrtarin policor Saqip Azizi me rastin e pensionimit

Kryetari Haliti nderon zyrtarin policor Saqip Azizi me rastin e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit të zyrtarit policor, Saqip Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në prani të komandantit të Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, e pritën atë në takim për të falënderuar dhe vlerësuar kontributin e tij të gjatë dhe të vyer në shërbim të policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e punës së z. Azizi, duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij në interes të komunitetit dhe shtetit. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë viteve të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm si zyrtar policor.

EkoHigjiena

Edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, shprehu fjalë miradie dhe respekt për z. Azizi, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë karrierës.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, kryetari Haliti i dorëzoi z. Azizi një mirënjohje për shërbimin e tij të palodhshëm dhe kontributin e dhënë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.