DYLON

Kryetari Haliti nderon për vepër jetësore z. Mexhit Devaja

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti , ka pritur në një takim z. Mexhid Devaja, ish Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe njëherit njëri ndër ambasadorët kryesor të sportit jo vetëm në Kosovë por të gjithë kombit shqiptar e më gjerë.

Me këtë rast Kryetari Haliti e ka nderuar atë me një çmim për vepër jetësore. Për ndryshe Devaja javë me parë në Festivalin e 13-të ndërkombëtar të imazhit shqiptar është nderuar edhe me çmimin Ambasador i imazhit shqiptar në botë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se ai është i nderuar që këtë çmim po ja jep njeriut që ka bërë më së shumti jo vetëm në ndërkombëtarizimin e hendbollin kosovar por të sportit në përgjithësi, duke potencuar se z. Devaja meriton edhe më shumë.

“Me të vërtetë z. Devaja meriton edhe më shumë, e vlerësojmë lartë kontributin e tij të dhënë në fushën e sportit në veçanti në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar” u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe Mexhid Devaja vjen nga fshati Radivojcë i Komunës së Vitisë dhe përveç që ka qenë Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës ai ka kontribuar edhe në riaktivizimin e Federatës së Hendbollit të Shqipërisë gjatë vitit 2003. Ai po ashtu ka qenë edhe zv. Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ndërkaq gazetari Artan Muhaxhiri ka botuar librin dhe dokumentarin “Një jetë me hendbollin” që ju kushtohet kryesisht punës dhe veprës së Mexhid Devajës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.