Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nderuar me mirënjohje sot humanistin vitias z. Vezir Ramushi, i cili jeton në mërgim.
Haliti tha se Komuna e Vitisë, ju është mirënjohës z. Ramushi për atë se çka ka bërë për njerëzit në nevojë. Kurse Vezir Ramushi i cili është nga fshati Radivojcë të Vitisë ka qenë i angazhuar në shumë aktivitete humanitare me të cilën shumë familje skamnore janë bërë me shtëpi të reja.
Ai po ashtu përmes bamirësve të tjerë të cilët kryesisht kanë përkrahur shoqatën “Nëna dhe Fëmijët e Lumtur “ me seli në Prishtinë po ndihmojnë vazhdimisht rreth 600 familjeve skamnore.
Përndryshe ai falënderoi kyetarin Haliti, për këtë mirënjohje duke potencuar se ai aktivitetin humanitar do të zhvillojë edhe me tej. z. Ramushi shtoi se ata po shikojnë mundësitë që shoqata “Nëna dhe fëmijët të lumtur” të hapin një Zyre në Viti.
Përndryshe, ai falënderoi mërgimtarin vitias Sali Abdullahu i cili po ashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash që një familje nga fshati Capar i Gjilanit të bëhet me shtëpi të re.