DYLON

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje drejtorin Raif Musliu me rastin e pensionimit

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje drejtorin Raif Musliu me rastin e pensionimit
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, nënkryetarin e komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale, priti në takim drejtorin Raif Musliu, të cilit, me rastin e pensionimit, i ndau mirënjohje për kontributin shumëvjeçar në arsim dhe angazhimin në të mirë të komunitetit.

Musliu, krahas punës si arsimtar i fizikës dhe kimisë, ka udhëhequr për disa mandate në cilësin e drejtorit, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ahmet Hajdari” në Beguncë.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, kryetari Haliti vlerësoi lart kontributin e Musliut në edukimin dhe arsimimin e brezave, si dhe punën e tij drejtuese në zbatimin e reformave në shkollë, përmirësimin e organizimit të procesit mësimor dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Musliut për fshatin Beguncë, duke e cilësuar si bashkëpunëtor të ngushtë në nismat dhe aktivitetet në shërbim të banorëve.

Vlerësime për punën dhe veprimtarinë e Musliut shprehën edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti Alidema, dhe të gjithë folësit e tjerë. Ata theksuan se përmes përkushtimit në arsim dhe pjesëmarrjes aktive në jetën e komunitetit, Musliu ka lënë një trashëgimi të çmuar dhe një shembull profesional e njerëzor për brezat e ardhshëm.

Me këtë rast u prezantua edhe drejtoresha e re e shkollës, Albana Haziri, e cila pranoi detyrën nga drejtori i deritanishëm, në prani të kryetarit Haliti dhe përfaqësuesve komunalë.

Në përmbyllje, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi drejtorin Musliu për kontributin dhe bashkëpunimin ndër vite, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë. Drejtoreshës së re, Albana Haziri, i uroi suksese në detyrë dhe në avancimin e mëtejshëm të punës së shkollës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.