DYLON

Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë

Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar sot me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë.

Me këtë rast ai u shpreh se është ndjenjë e veçantë të nderohet me mirënjohje nga një institucion medial si është kjo radio.

EkoHigjiena

 “Sot me të vërtetë ndihem shumë i nderuar të pranoj një mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë, konkretisht nga një institucion medial që ka kontribuar shumë në informimin publik të Kosovës, në veçanti në periudhat më të vështira që është përballur vendi i ynë”, u shpreh kryetari Haliti, duke e cilësuar lartë kontributin e Radio Kosovës së Lirë në informim publik dhe në përhapjen e informacioneve në periudha të ndryshme historike të shtet formimit, shtet ndërtimit deri në ditët e sotme.

Përndryshe në emër të Radio Kosovës së Lirë, mirënjohjen ja dorëzoj kryetarit Haliti znj. Arbana Qeriqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.