DYLON

Kryetari Haliti mori pjesë në hapjen e “Plus Market” në Drobesh

Kryetari Haliti mori pjesë në hapjen e “Plus Market” në Drobesh
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në hapjen e “Plus Market” në Drobesh. Hapja e këtij marketi sjell një investim të ri në komunë dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti përgëzoi drejtuesit për investimin dhe vlerësoi angazhimin e tyre për promovimin e prodhimeve vendore dhe krijimin e kushteve të mira të punës për punonjësit.

EkoHigjiena

Ai theksoi se investimet që mbështesin prodhuesit vendorë dhe hapin vende të reja pune kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik të Vitisë. Kryetari Haliti u uroi suksese drejtuesve dhe stafit të “Plus Market”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.