DYLON

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss Freedom of the World 2026”, të cilat përfaqësojnë mbi 20 vende dhe kultura të ndryshme nga e gjithë bota.

Në emër të Komunës së Vitisë, kryetari Haliti u uroi mirëseardhje në Viti dhe në Kosovë, duke theksuar se prania e tyre është një mundësi e mirë për promovimin e Vitisë, mikpritjes, kulturës dhe potencialit turistik të kësaj pjese të vendit.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e organizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar, të cilat krijojnë mundësi për njohje të reja, shkëmbim kulturor dhe promovimin e Kosovës para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.

Me këtë rast, ai falënderoi Shpejtim Zenelin, organizator të “Miss Freedom of the World 2026”, për organizimin e këtij edicioni në Viti, si dhe Agim Zuzakun, drejtor të Hotel Gallery, për angazhimin dhe mikpritjen e delegacioneve ndërkombëtare.

Pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026” po qëndrojnë në Hotel Gallery, ndërsa finalja e këtij edicioni ndërkombëtar do të mbahet më 10 shtator 2026. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.