DYLON

Kryetari Haliti mirëpret Vilson Gegën, e falënderon për kontributin ndaj zjarrfikësve

Kryetari Haliti mirëpret Vilson Gegën, e falënderon për kontributin ndaj zjarrfikësve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përzemërt bashkatdhetarin Vilson Gega nga Binça, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të çmuar ndër vite.

Ky takim vjen si vazhdim i vlerësimit për angazhimin e tij konkret, i cili në vitin 2024 kontribuoi në përforcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve në Viti.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të mërgatës për zhvillimin dhe sigurinë e qytetarëve.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Kryetari Haliti theksoi se mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë sektorët, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me diasporën tonë të mrekullueshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.