DYLON

Kryetari Haliti merr pjesë në lansimin e Rrjetit për Siguri në Komunitet

Kryetari Haliti merr pjesë në lansimin e Rrjetit për Siguri në Komunitet
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në lansimin e Rrjetit për Siguri në Komunitet (RRSK), nismë e ambasadorit Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Aktiviteti u organizua nga Misioni i OSBE-së në Hotel Emerald në Prishtinë.

EkoHigjiena

Nisma synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore e lokale, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe qytetarëve për identifikimin e shqetësimeve të sigurisë dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Rrjeti mbështetet në bashkëpunimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi dhe Komiteteve Lokale për Siguri Publike, duke nxitur shkëmbimin e informatave, bashkërendimin institucional dhe pjesëmarrjen e komuniteteve në adresimin e problemeve që ndikojnë në jetën e përditshme.

Në fokus të nismës janë parandalimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, siguria në trafik dhe në shkolla, parandalimi i dukurive negative te të rinjtë, mbrojtja e mjedisit, si dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.