Kryetari Haliti me bashkëpunëtorë sheh nga afër disa projekte infrastrukturore në Viti, Tërstenik dhe Pozheran

Kryetari Haliti me bashkëpunëtorë sheh nga afër disa projekte infrastrukturore në Viti, Tërstenik dhe Pozheran

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zv. kryetari, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë parë sot disa projekte infrastrukturore që po realizohen në lokalitet e ndryshme të komunës së Vitisë.

Ata nga afër vizituan punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “ Beqë Kurti” në fshatin Trestenik, në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës “Hasan Prishtina” në Viti dhe zgjerimi i urës së Kurteshit në Pozheran.

Me këtë rast ata janë takuar edhe me banorë të këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtyre projekteve.

KOMENTE