DYLON

Kryetari Haliti mbështet iniciativat e sllatinasëve për ndryshuar pamjen për të mirë të këtij lokaliteti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka dhënë mbështetje të plot qytetarëve të fshatit Sllatinë e Epërme, në aksionin e përbashkët që ka të bëjë me pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave publike, si dhe në realizimin e projekteve tjera që janë me interes për qytetarët e këtij lokaliteti.

Kryetari Haliti, gjatë një takimi që kishte me përfaqësuesit e Këshillit të Fshatit të Sllatinës së Epërme , ka theksuar se institucionet komunale janë të përkushtuara që të mbështesin çdo iniciativë të interesit publik që rrjedhë nga qytetarët, dhe në këtë drejtim komuna me gjitha kapacitetet e saja do të angazhohet që këto iniciativa të finalizohen.

EkoHigjiena

‘Si komunë përkrahim aksionin për pastrimin e hapësirave publike nga mbeturinat dhe gjelbërimin e këtyre hapësirave me drunj dekorativ, për çka që në ditët e para kemi angazhuar eskavatorin e komunës që është në dispozicion të këtij lokaliteti për aq kohë sa nevojitet”, ka thënë Haliti.

Ai ka theksuar se komuna krahas këtij aksioni në Sllatinë të epërme, parasheh edhe rregullimin e një parku rekreativ, projekt ky që është para fillimit, pastaj zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza që derdhen në këtë fshat nga lokalitetet e komunës së Ferizajit. “Pos këtyre projekteve gjatë këtij viti, në Sllatinë të epërme janë planifikuar edhe realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të pijes, pastaj asfaltimin e rrugës Sllatinë e Ulët –Sllatinë e epërme, asfaltimin e rrugëve të tri lagjeve, rregullimin e trotuareve në një pjesë të fshatit si dhe ndriçimit”, ka theksuar Haliti.

Kurse Valmir Imeri, kryetar i Këshillit të Fshatit, ka thënë se krahas këtyre projekteve banorët e Sllatinës, janë duke u angazhuar edhe në ruajtjen dhe rregullimin e hapësirave në zonën e mbrojtur të njohur si Mllak, që mund të shërbejë si vend për pushim dhe rekreacion e që për momentin menaxhohet nga AKP. E Veton Imeri, anëtar i këshillit të fshatit, ka theksuar se në gjitha këto aksione komuna ka përkrahjen e banorëve të Sllatinës.

Ndërsa, Ibrahim Sefedini,anëtar i Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi nga shoqëria civile, ka thënë se derdhja e ujërave të zeza në përroskën që përshkon fshatin Sllatinë të Epërme, nga kanalizimet e fshatrave Dardani, Mirosal e Zllatarë, është një problem i madh për sigurinë e shëndetit të banorëve të Sllatinës.

“Pos këtij problemi në aspektin e sigurisë së banorëve komuna duhet të ndihmoi fshatin Sllatinë edhe në largimin e rrënojave të objektit të vjetër të shkollës së fshatit, pasi ky objekt paraqet rrezik për nxënësit që luajnë brenda dhe jashtë këtij objekti, pastaj rregullimi i trotuareve si dhe ndriçimi.

E, Adnan Imeri, këshilltar komunal , ka theksuar se për gjitha këto çështje sllatinasit kanë edhe planin e veprimit mbi bazën e së cilës synojnë të realizojnë këto projekte apo iniciativa e për çka atyre u duhet edhe mbështetja e komunës. Kryetari Haliti, ka premtuar se çdo kërkesë apo projekt i banorëve të Sllatinës, do të shtyhet përpara edhe nga vetë komuna, pasi institucionet komunale janë të interesuara që të jenë afër qytetarëve në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata. /2L ONLINE/