DYLON

Kryetari Haliti mbajti debatin e rregullt publik me qytetarë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot debatin e dytë të rregullt publik me qytetarë. Gjatë këtij debati kryetari Haliti i ka njoftuar të pranishmit mbi zhvillimet e gjithë mbarëshme komunale gjatë këtij viti, konkretisht të aktiviteteve dhe të investimeve që janë realizuar gjatë vitit 2015. Ai po ashtu ka folur edhe mbi sfidat me të cilat përballët komuna por edhe të planeve të saj për vitin në vijim.

Në pjesën e dytë të këtij takimi kryetari Haliti ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të cilat kryesisht ishin të interesuar rreth investimeve për vitin 2016. Po ashtu Zyra për Informim Publik ka shpërndarë botimin e tretë të broshurës informative një vjeçare “ Vitia vendi im 3.”

EkoHigjiena

Kryetari Haliti gjatë këtij debati duke folur mbi punën e institucioneve komunale në veçanti në realizimin e projekteve të ndryshme në interes të gjithë qytetarëve ndër tjerash falënderoj publikisht qytetarët dhe donatorët për mbështetjen e dhënë.

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe kontributin tuaj gjatë punës sonë të përbashkët në vitin 2015. Një qeverisje e suksesshme është e pamundur pa bashkëpunimin e ngushte me qytetaret. Parim i qeverisjes sonë te deritanishme është qeverisja me qytetaret, për qytetaret dhe nga qytetaret, qe përbën edhe thelbin e një qeverisje te mire demokratike, transparente dhe llogaridhënëse. Me gëzon fakti qe çdo vendim dhe pune e jona deri me tani ka marr legjitimitetin dhe konfirmimin nga qytetaret. Unë sinqerisht falënderoj çdo qytetarë te komunës sonë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar. Mbetemi te angazhuar qe ky bashkëpunim me qytetare te rritet edhe me tepër ne mënyrë qe puna jonë te jete direkt e lidhur me interesat e qytetareve dhe çdo qytetar te përfitoj nga puna dhe angazhimi jone. “ u shpreh kryetari Haliti.

Ndërkaq gjatë debatit në fjalë ai ka folur në veçanti për punën e institucioneve komunale gjatë këtij viti dhe sfidat e saj por edhe për planet për vitin në vijim. Haliti ka përmendur edhe projektet konkrete të cilat janë realizuar me buxhetin komunal, por edhe përmes donacioneve të ndryshme si në Infrastrukturë, ambient, arsim, kulturë, rini dhe raport por edhe në drejtori dhe sektorë të tjerë .

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve ku kryetari Haliti ju është përligjur pyetjeve të qytetarëve vitias të cilat kryesisht ishin të interesuar rreth investimeve kapitale në lokalitet e ndryshme të kësaj komune. Po ashtu është bërë edhe promovimi i buletinit informativ “Vitia vendi im” i përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Debati i plotë do të publikohet së shpejti në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë. Ky takim është organizuar në bashkëpunim të Zyrës së Kryetarit, Zyrës për Informim Publik si dhe është moderuar nga zëdhënësja e qeverisë komunale njëherit edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani./2L ONLINE/