DYLON

Kryetari Haliti liron nga detyra drejtorin Adnan Imeri, e falënderon për punën e tij

Kryetari Haliti liron nga detyra drejtorin Adnan Imeri, e falënderon për punën e tij
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka liruar nga detyra drejtorin e deritanishëm të Drejtorisë së Inspekcionit, Adnan Imeri.

Kjo bëhet me kërkesën e vet drejtorit në fjalë, pasi që ky i fundit do të vazhdojë karrierën profesionale të tij. Me këtë rast kryetari Haliti, në emër të qeverisë komunale, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve vitias e falënderoi, Imerin për punën e deritanishme duke i uruar atij suksese në të ardhmen.

EkoHigjiena

“Me kërkesën e vetë të Adnanit ne do ta lirojmë atë nga detyra e drejtorit të Inspekcionit. Megjithatë sot dua ta falënderoj atë për punën e tij profesionale dhe të çmuar që ka bërë në qeverinë komunale të Vitisë, e në veçanti si drejtor i Inspeksionit. Gjithashtu atij i uroj suksese në rrugëtimin e tij profesional” u shpreh kryetari Haliti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.