DYLON

Kryetari Haliti: Kontratë milionësh me Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë

Kryetari Haliti: Kontratë milionësh me Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një kontratë me përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë.

Bëhet me dije se nënshkrimi i këtij dokumenti është në kuadër të projektit “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation”, ku shuma total e këtij projektit është 1,018,149,40 Euro.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit Haliti, ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut.

Përndryshe pritet që projekti në fjalë të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në forcimin e kapaciteteve të komunës për të zhvilluar iniciativa të reja dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë.

Gjithashtu u theksua se ky projekti do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.