Kryetari Haliti kërkon përgjegjësi maksimale në realizimin e projekteve gjatë këtij viti

Kryetari Haliti kërkon përgjegjësi maksimale në realizimin e projekteve gjatë këtij viti

Me qëllim të bashkërendimit sa më të mire të projekteve komunale, të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në Komunën e Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim me inxhinierët, zyrtarët e projekteve por edhe me drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti kërkoj përkushtim të plotë nga zyrat përkatëse me qëllim që projektet të parapara të realizohen në afatet e parapara por edhe me cilësi të lartë.

“ Koleg të nderuar së shpejti do të fillojmë me implementimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e komunës sonë, është më rëndësi që projektet të përfundojnë në afatet e parapara por edhe në cilësi të lartë. Për të arritur këtë, është shumë më rëndësi që ju të bashkëpunoni mes vete por edhe me qytetarët tanë. Prandaj kërkoj nga ju por edhe nga kompanitë të cilat janë kontraktuar apo do të kontraktohen përgjegjësi maksimale”, u shpreh Kryetari Haliti gjatë këtij takimi.

Ai tha se gjatë këtij viti komuna e Vitisë, ka paraparë të realizoj shumë projekte në çdo lokalitet të kësaj komune dhe atë pa dallime dhe atë në fushat e ndryshme si infrastrukturën rrugore, arsimit, bujqësisë dhe të tjerë. Haliti shtoj me tej se komuna e Vitisë, përveç projekteve të cilat do të realizoj me buxhetin komunal, ajo ka edhe një varg projektesh të tjera të cilat do të realizohen me nivelin qendror por edhe me organizatat e shumta të cila veprojnë në këtë komunë duke potencuar se falë këtyre projekteve qytetarët e kësaj komune do të kenë kushte më të mira për jetesë.

KOMENTE