DYLON

Kryetari Haliti inspekton projektet në realizim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qëndruar në fshatin Trestenik të Vitisë ku ka inspektuar për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të këtij fshati.

Me këtë rast ai është takuar edhe me disa nga banorët e këtij lokaliteti ku është interesuar rreth punëve që po bënë kompania e kontraktuar në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të fshatit Trestenik e cili po financohet me mjete vetanake të komunës.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka vizituar edhe fermën Nazim Kurteshit i cili i ka mbi 100 krerë lopë ku u njoh për së afërmi me veprimtarinë me të cilën po merret ky fermerë.

Haliti gjatë këtij takimi tha se fermerët të vyeshëm si Nazim Kurteshi po kontribuojnë në zbutjen e papunësisë por edhe në zhvillimin ekonomik të Komunës së Vitisë.

Po ashtu sot Kryetari Haliti në shoqërimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë inspektuar edhe punimet në ndërtimin e ambulantes se re në fshatin Pozheran të Vitisë njëkohësisht ata kanë inspektuar edhe vend punishte të tjera./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.