DYLON

Kryetari Haliti inspektoi punimet në Smirë e Gërmovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Halili i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, kanë vizituar sot disa projekte të cilat kanë filluar sot dhe disa që janë në realizim e sipër.

Fillimisht ata kanë vizituar shkollën e mesme të ultë “ Ndre Mjeda “ në Kabash, ku ditë më parë kanë përfunduar punimet në vendosjen e rrethojës në oborrin e kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Ndërkaq u inspektuan punimet në asfaltimin e tri rrugëve në Smirë e Gërmovë. Kryetari Haliti ka thënë se asfaltimi i rrugëve në këto lokalitete është në kuadër të punëve që po zhvillohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

”Edhe sot po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatrat e ndryshme të komunës sonë. Këto projekte janë të një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarëve tanë. Si kryetar i kësaj komune do të vazhdoj më përkushtim të plotë të shndërrojmë Vitinë në një vend punishte më të madhe se vitin e shkuar”, u shpreh kryetari Haliti.

Përndryshe në fshatin Smirë pritet të asfaltohen rrugët: “Ahmet Dika”, “Bajram Ahmeti” e “Shaban Azemi” ./2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.