DYLON

Kryetari Haliti inspektoi punimet e disa projekteve që janë në realizim

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po kryhen të disa projekteve që janë në realizim e sipër. Me këtë rast është vizituar edhe fshati Skifteraj, konkretisht sipërfaqet me grurë që janë duke u korrur ku është njoftuar edhe më punët që po zhvillohen të korrje shirjeve në këtë lokalitet.

EkoHigjiena

Po ashtu në Skifteraj janë inspektuar edhe punimet në fushën sportive në oborrin e shkollës “Kenan Halimi”. Kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Devaj ku janë duke u zhvilluar punimet në rrjetin e kanalizimit, si dhe në Ramnishtë ku po kryhen punimet ne sanimin e rrugës. Ai ka takuar edhe disa fermer me te cilët ka biseduar për kushtet dhe mundësit e zhvillimit të blegtorisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.