DYLON

Kryetari Haliti inspektoi projektet në realizim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet në disa lokalitete ku po realizohen projektet. Në Sadovinë të Jerlive janë duke u mbjell pemë dekoruese për gjatë rrugës kryesore të fshatit, ndërkohë që ka vizituar edhe një nga rrugët e fshatit Podgorc e cilla ka mbetur e papërfunduar që nga viti 2013, si edhe ka takuar personelin e shkollës.

Vizita e delegacionit komunal ka vazhduar edhe në Skifteraj ku është duke u punuar në hapjen e pusit për ambulanten shëndetësore të këtij fshati. Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar angazhimin institucional për funksionalizimin normal të kësaj ambulante që parashihet të investohet gjatë vitit të ardhshëm.

EkoHigjiena

Kurse në shkollën fillore “Kenan Halimi” në Skifteraj është duke u punuar në rregullimin e rrjetit të nxehjes e cila ka qenë funksionale vetëm në një pjesë dhe ka qenë pengesë për vite me radhë për personelin dhe nxënësit e kësaj shkolle që mësimi të zhvillohet normalisht./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.