Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit dhe artistit Muhabi Ferizi, i cili me veprat e tij la gjurmë të pashlyeshme në sistemin arsimore dhe në kulturën e qytetit të Vitisë e me gjerë.
Sot familja Ferizi humbi më të dashurin e tyre, ndërsa ne si Viti kemi humbur një arsimtarë dhe artist të dalluar.
E nderuar familja Ferizi, në emër timin personal dhe stafit komunal të Vitisë, i’u shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta juve, miqëve, kolegëve dhe gjithë juve qytetarë vitias.
Me respekt
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti