DYLON

Kryetari Haliti formon komitetin komunal për mbrojtje dhe shpëtim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas të reshurave të shtuara të shiut, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar sot Komitetin komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Këtij komiteti do të i prinë i pari i kësaj komune Sokol Haliti me disa nga Drejtorët e qeverisë komunale por pjesë e tij do të jetë edhe komandanti i stacionit policor në Viti, Agim Lipovica.
Përndryshe ky komitet ka për detyrë të vlerësoj gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Vitisë, dhe të merr masa adekuate për mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve dhe pasurisë së tyre në territorin e kësaj komune.

Ndërkaq gjatë 2 viteve të fundit Institucionet Komunale të Vitisë, në krye me Halitin kanë punuar shumë në pastrimin e përroskave , kanaleve dhe shtretërve të lumenjve me qëllim të parandalimit të përmbytjes së tokave bujqësore dhe të ekonomive familjare. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.